Policia e Vlorës ka ndaluar një prej autorëve të dy ngjarjeve të ndodhura në Orikum dhe Himarë.
Gentjan Binishi, 34 vjeç, nga Kuçova, ishte shpallur në kërkim që në 13 dhjetor, pasi është bashkautor i plagosjes me armë zjarri të një 23-vjeçari në Orikum. Gjithashtu, edhe në aksin rrugor Himarë-Palasë, ku sëbashku me bashkëautorin tjetër dëmtuan jashtë rrezikut për jetën një shofer taksie me armë zjarri imituese.
Policia po punon për kapjen dhe ndalimin e autorit tjetër në këto dy ngjarje.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, ”Prodhimi dhe mbajtja paleje e armëve luftarake dhe e muncicionit”, si edhe ”Heqja e paligjshme e lirisë e kryer ne bashkëpunim”.
Top Channel