Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka votuar njëzëri për të vendosur sanksione më të rrepta mbi Korenë e Veriut në përgjigje të testeve të fundit të raketave balistike.
Rezoluta e hartuar nga SHBA përfshin masat për të ulur importet e benzinës së vendit deri në 90%. Kina dhe Rusia, partnerët kryesorë tregtarë të Koresë së Veriut, votuan në favor të rezolutës. Vendi tashmë është subjekt i një sërë sanksionesh nga SHBA, OKB dhe BE.
Uashingtoni ka vënë sanksione mbi Phenianin që nga viti 2008, ngrirjen e aseteve të individëve dhe kompanive që lidhen me programin e saj bërthamor dhe ndalimin e eksportit të mallrave dhe shërbimeve në vend.
Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, tha se sanksionet dërguan një “mesazh të qartë ndaj Phenianit se kundërshtimi i mëtejshëm do të ftojë dënime dhe izolim të mëtejshëm”.
I dërguari kinez Wu Haitao tha se votimi “pasqyron qëndrimin unanim të bashkësisë ndërkombëtare” mbi çështjen e programit të armëve të Koresë së Veriut.
Presidenti i SHBA Donald Trump gjithashtu përshëndeti rezolutën. Nëpërmjet Twitterit ai u shpreh se bota donte “paqe, jo vdekje”.
Top Channel