Shqipëria në festë; Mes zbukurimeve në rrugë dhe radhëve në kufi

23/12/2017 20:33

Atmosfera e festave ndihet në të gjitha qytetet e mëdha të vendit. Bashkitë janë kujdesur për të vendosur pemën dhe dritat për të krijuar një ambient festiv.

Atmosfera ka tërhequr më së shumti fëmijët e vegjël që në prag krishtlindjesh i gëzohen dritave dhe ngjyrave të festës veçanërisht gjate natës.

Por vetëm kaq, në rrugët e qyteteve të mëdha gjatë mbrëmjes nuk ka aktivitete, panaire që të shoqërojnë dritat e festës të vendosura nga bashkitë apo edhe vetë njerëzit.

Mungojnë koncertet nëpër sheshe, tepër të pëlqyeshme për një periudhë të tillë feste.

Festat janë një moment kur njerëzit mbushin tavolinat plot, apo kujdesen për dhurata.

Ndryshe nga Tirana, me në periferi se sa festive është atmosfera, e ndjejnë tregtarët.

Tregjet ushqimore gjallërojmë më shumë dhe ky është momenti kur rritësit e shpendëve shesin Gjelat e Detit, një nga ushqimet qe nuk i mungon festave.

Në kufi, emigrantët, kryesisht nga Greqia janë duke ardhur për festa. Në Kakavijë radha në tokën greke ka shkuar në disa kilometra, por fluks ka edhe në Kapshticë.

Top Channel