Brenda 2020 Shqipëria duhet të kursejë 6,8 përqind të energjisë që konsumon aktualisht, këtu përfshihen energjia elektrike, hidrokarburet dhe drutë e zjarrit.
Një direktivë e Bashkimit Evropian detyron vendin tonë të rrisë eficencën e energjisë për këtë është hartuar një strategji e posaçme.
“Duke u fokusuar tek institucionet buxhetore publike dhe të gjitha ndërmarrjet e tjera të konsumit të madh, privatët, në bazë të këtij plani kemi llogaritur sipas këtij targeti me 6.8% në vitin 2020”, tha Entela Çipa, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës.
Në Shqipëri peshën kryesore të objektivit do ta mbajë sektori publik. Me një kosto rreth 100 milion euro, do të zbatohen rregulla në tendera që përcaktojnë se çdo ndërtesë e re apo rikonstruksion i godinave publike duhet të përfshijë standardet eficencës së energjisë.
“Në rregullat e prokurimit publik të fusim standardet të cilat duhet të jenë të detyrueshme . Që në momentin që një institucion publik prokuron të ndjekë këto parime e të ketë materiale që janë në përputhje me efiçencën”, thotë Çipa.
Qytetarët do të përfshihen në rritjen e eficencës së banesave të tyre, por kursimi i energjisë mund të vijë përmes përdorimit të elektro-shtëpiakeve dhe llampave me konsum të ulët energjie.
“Të gjitha pajisjet elektroshtëpiake të konsumit të përditshëm kërkohen dhe ato të jenë në bazën e konsumit efiçent të energjisë, pra është një paketë e tërë që përfshin këto masa”, vijon Çipa.
Top Channel