Bitcoin është zhytur të premten, duke shënuar një rënie që pa kripto-monedhën të humbasë gati një të tretën e vlerës së saj, nga një rekord prej rreth 20,000 dollarë.
Çmimi i kripto-valutës ka rënë nën 11 mijë dollarë të premten, sipas faqes së internetit të këmbimit të Coindesk, përpara se të rikthehet në mbi 13,000 dollarë.
Bitcoin ka pasur një udhëtim të ashpër dhe të shpejtë gjatë 12 muajve të fundit, pasi çmimi i saj në fillim të vitit ishte rreth 1,000 dollarë.
Ajo ka ‘prekur qiellin’ pasi është më shumë se dyfishuar në vlerë, që nga nëntori, duke tërhequr interes nga firmat e mëdha si dhe nga investitorët privatë. Por që nga e diela Bitcoin ka qenë në një trend rënës, duke u kthyer aty ku ishte në fillim të dhjetorit.
Analistët thanë se investitorët duhet të jenë të përgatitur për ndryshime të tilla të shpejta, të cilat kanë karakterizuar monedhën që nga fillimi i saj.
Top Channel