Një sasi prej 101 kilogramë kanabis sativa u sekuestruan në një aksion të departamentit të anti-drogës së Janinës në vendin e quajtur Kalpaq, 20 km nga kufiri shqiptar në Kakavijë.
Sipas policisë, sasia e drogës ishte e ndarë në 65 pako, të ngarkuar në një automjet me targa greke, në pronësi të një shtetasi grek 50 vjeç, i cili dhe u arrestua në flagrancë.
Në sediljen e parë u gjet edhe një kallashnikov dhe një krehër bosh.
50-vjeçari iu tha agjenteve se po e transportonte drogën me destinacion Athinën, ku dhe do t’ja dorëzonte disa shtetasve shqiptare, të cilët dhe do ta paguanin me 200 euro për çdo kilogram.
Ai iu dha agjentëve edhe emrin dhe adresën se ku do të dorëzonte ngarkesën me kanabis në kryeqytetin helen, por deri në orët e para të mbrëjes të së premtes, nuk u bë i mundur arrestimi i porositësve të lëndës narkotike.
Përveç automjetit të përdorur për trafikun e lëndës narkotike, u sekuestruan edhe arma kallashikov, 2 celularë dhe sasia prej 200 euro.
50-vjeçari u dërgua në Gjykatën e Janinës, e cila vendosi ta lërë në burg deri në përfundim të hetimeve, ndërsa vijon operacioni për kapjen e bashkëpunëtorëve të tij shqiptarë.
Top Channel