Shpërthimi i regjisorit ndaj shoqërisë civile

21/12/2017 12:50

Milto Kutali është regjisor mjaft i njohur shqiptar, dhe nga ata që nuk nevrikoset lehtë. Por duket se shoqëria civile e ka inatosur vërtetë. Në një rrëfim për Wake Up Milto thotë se shoqëria civile po gëlon duke grumbulluar fonde dhe nuk merr përsiër të kujtojë vitet e komunizmit.

“Ne kemi kontribut modest në kontributin e madh që nuk po jep shoqëria civile shqiptare. Po e them hapur, unë kurrë nuk mërzitem e nuk nevrikosem, po kësaj radhe jam shumë i inatosur me shoqërinë civile shqiptare e cila gëlon duke grumbulluar fonde publike, nga donatorë të ndryshëm, organizma ndërkombëtare dhe nuk merr përsipër të kujtojë 50 vitet e komunizmit”, tha Milto Kutali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA