Ekspozita e brezave në Muzeun Kombëtar

21/12/2017 12:11

Kur ndërthuret arti i traditës me atë të kohëve të sotme, rezultati ngjall kureshtje. Aq më shumë kur bëhet fjalë për emra të mëdhenj të pikturës shqiptare, që me artin e tyre i folën botës. Pikturat e tyre janë me ngjyra.

Peizazhe, portrete, autoportrete, bëhen bashkë në një ekspozitë të quajtur “Breza në arte figurative”, për të sjellë tek publiku të renë dhe traditën.

“Kur kemi traditë të shëndoshë dhe me vlera ja vlen të vazhdohet më tutje. Mesazhi është që arti ecën dhe artistët ecin mbi supet e njëri tjetrit”, thotë piktori dhe kuratori Robert Përmeti.

Fadil Pëllumbi, Guri Madhi, Lec Shkreli, Shaban Hysa e deri tek piktorë si Majlinda Alija dhe Romeo Kallco krijojnë këtë ekspozim me një përzgjedhje të lirë, dhe shumë krijime , që kanë zënë vend edhe në galeri e katalogje të rëndësishme në Evropë e më gjerë.

“Janë dy autorë Guri Madhi dhe Sali Shijaku që janë të renditur në katalogun ndërkombëtar ku rreshtohen artistët më të mirë të botës të shekullit. Nga viti 1920 deri në vitin 2006”, vijon Përmeti.

Ekspozita e brezave do të qëndrojë e hapur për publikun në Muzeun Historik Kombëtar deri në 30 dhjetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA