Misioni Artemis II thyen rekordin historik të Apollo 13, astronautët arrijnë pikën më të largët nga Toka
Venus Williams mund të marrë tashmë frymë lirisht, pasi hetimet për aksidentin rrugor, me pasojë vdekjen e një të moshuari, nuk e kanë nxjerrë fajtore.
Tenistja e njohur amerikane është liruar nga procesi, që e shihte si të pandehur për një ngjarje të ndodhur në 9 qershor të këtij viti, në Palm Beach, që shkaktoi vdekjen e një 78-vjeçari.
Sipas raportit të stiluar nga policia dhe të ekzaminuar nga hetuesit, bëhet fjalë për një aksident tragjik, pasi impakti i makinës së tenistes me mjetin e të ndjerit u bë në kushtet kur nuk ishte shkelur asnjë rregull qarkullimi.
Imazhet e regjistruara nga kamera e një biznesi në zonën e aksidentit treguan makinën “Tojota Sekuoja” të drejtuar nga Venus Williams, që hyri me semaforin jeshil, por u ndesh me një “Nissan” që kishte hyrë në rrugë jashtë rregullave.
Aksidenti i kushtoi jetën 78-vjeçarit, i cili nuk u mbijetoi plagëve të marra pas 13 ditësh në spital.
Top Channel