Kartolinat e Krishtlindjes, urimet e familjeve mbretërore

20/12/2017 10:52

Kartolina e Krishtlindjes së Princit William dhe bashkëshortes së tij Kate ishte e realizuar bukur, thjesht dhe me mjaft elegancë.

Në një ambient të mbyllur, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit pozuan në këmbë, bashkë me dy fëmijët e tyre, George dhe Charlotte, e fotoja mori mjaft vlerësime.

Por çifti i adhuruar nga britanikët ka një konkurrencë të fortë, edhe ajo me gjak blu: Princesha suedeze e kurorës, Victoria, me familjen e saj kanë dalë krejtësisht nga kornizat e pozave të tilla të ngrira, duke realizuar një set fotosh në dëborë, ku duken tejet të çlirët e luajne dhe pozojnë si çdo familje normale.

Beteja e përvitshme e kartolinave mbretërore të Krishtlindjes nuk është në fakt një risi. Këtë herë duhet thënë se është familja mbretërore suedeze, ajo që triumfon mbi të tjerët, kur vjen fjala te përcjellja e haresë së festave.

Edhe veshja e Victorias ndryshon shumë, sigurisht, nga ajo e Kate me kostum të ngushtë e zyrtar në ngjyrë bojëqielli të çelët, stiluar nga Catherine Walker, krijimet e së cilës i mbante dikur edhe Princeshë Diana.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA