Gjelat e Vitit të Ri nuk kanë treg; shiten në anë të rrugës

20/12/2017 14:07

Gjelat e detit të Peqinit janë ndër më të pëlqyerit në tavolinën e natës së ndërrimit të viteve, por edhe pse është një traditë që vazhdon prej vitesh, shpendët nuk kanë një treg ku të shiten gjatë muajit dhjetor.

Me shpresën së klientin do ta gjejnë te makinat që kalojnë në aksin nacional Rrogozhinë–Elbasan, fermerët peqinas i nxjerrin gjelat e detit çdo ditë në anë të kësaj rruge.

“Nuk ka treg! S’kemi ku t’i çojmë. Dalim këtu mos po i blen njeri. Dalim këtu në rrugë. Rrijmë gjithë ditën këtu, i çojmë prap në shtëpi”, thonë fermerët.

Peqini është i pasur me ullishte, ndaj dhe sipas banorëve gjeli i detit këtu është më i shijshëm sepse ushqehet me ullinj.

Top Channel