Në prag të Krishlindjes, Bashkia e Tiranës u bën një dhuratë besimtarëve të krishterë, pasi do të rikonstruktojë Kishën e Shën Prokopit në Parkun e Liqenit të Tiranës.

“Kisha e famshme e Shën Prokopit, e kthyer në një restorant, sot i është kthyer kishës, por vazhdon të duket si bar-bufe sovjetike e viteve ’70-’80. Kemi marrë një vendim për ta rikthyer kishën siç ka qenë, për t’u siguruar që jo vetëm komunitetet e besimit, por edhe Liqeni që është ndërtuar rreth Kishës së Shën Prokopit, të kthehet në identitet të plotë”, tha Veliaj.

Përveç kishës, edhe rrugës që të çon te kisha do t’i shtohen 1.000 selvi, deri pranë Fakultetit të Gjeologji-Minierave.

“Kisha e liqenit nuk do jetë më një vend ku kryhen shërbesat në bar-bufenë e realizmit socialist, por një vend, i cili ka të gjitha karakteristikat identike të kishës së vjetër, që u prish. Bashkë me kompleksin e Amfiteatrit, rregullimin e Varrezave të Ushtarëve, fushat e reja sportive shumëfunksionale dhe rrugicat e reja ‘1.000 selvitë’, them që kemi krijuar një xhevahir të vogël në Tiranë”, u shpreh më tej kryebashkiaku Veliaj.

Rruga e “1.000 Selvive” është nga të parat monumente të gjelbra në park dhe daton në vitin 1959, vetëm një vit pas ndërtimit të Parkut të Madh.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA