Ndarja nga Dona?! Musa: Ishte momenti

19/12/2017 16:48

Dona e Musa ishte një prej çifteve më të ndjekura në edicionin e 9-të Big Brother, dashuria e tyre lindi brenda 4 mureve të shtëpisë më të famshme të Shqipërisë.

Por marrëdhënia e tyre nuk ka rezultuar e suksesshme edhe jashtë shtëpisë. I ftuar në Pop Culture, Musa ka rrëfyer se ndarja me Donën ka ardhur krejt natyrshëm.

“Në një lidhje kur mbaron mbaron. Nuk dihet t’i jap shpjegime asnjërit”, u shpreh Musa. Por kur është ngacmuar nga Dojna se kush i dha fund lidhjes, Musa shtoi “Të dy e kuptuam këtë gjë. Nuk them se nuk kam ndjerë asgjë për Donën”.

Gjatë intervistës ai ka treguar edhe se e ka takuar babain e Donës, duke shtuar se ka goxha konsideratë për këtë të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA