Mot i kthjellët dhe i ftohtë në të gjithë vendin

19/12/2017 09:20

Pothuajse në të gjithë territorin e vendit u rikthyen reshjet e dëborës mbrëmjen e djeshme, por sot do të kemi mot të kthjellët.

Në zonat bregdetare dhe të ulëta priten kthjellime dhe vranësira të pakta, ndërsa moti pritet të jetë i ftohtë.

Edhe ditën e nesërme pritet mot i kthjellët, por me temperatura shumë të ulëta.

Top Channel