Opozita e cilëson të pavlefshëm votimin e djeshëm për kryeprokuroren Arta Marku.

Lulzim Basha tha sot se zgjedhja duhet të bëhet me tre të pestat dhe e quajti zgjedhjen, si emërim antikushtetues, politik dhe pa vetting.

“Dje është konsumuar një puç kushtetues dhe vendi është futur në një spirale anormaliteti. Edi Rama dhunoi Kushtetutën, goditi reformën në drejtësi, emëroi një kryeprokuror pa vetting, vodhi votat e opozitës, përdori gardën për t’i hequr të drejtën e fjalës opozitës në Parlament, me qëllim që të zgjedhë një kryeprokur që të mos çojë para drejtësisë Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, apo ministrat e tij të korruptuar. Këshilli i Lartë i Prokurorisë është sabotuar pikërisht për të mos patur një kryeprokuror me vetting dhe me 3/5 e Kuvendit, por për të patur një kryeprokuror të emëruar nga Edi Rama me shkelje flagrante të Kushtetutës. Për të njëjtën arsye po sabotohet dhe vonohet formimi i SPAK-ut dhe Byrosë së Hetimit. Puçi kushtetues nuk ndalet me peticion ndaj gjykatave, por ndalet vetëm me përballje dhe vendosmëri popullore. Dhuna e vetme në Parlament dje, nuk ishin tymueset, por ishte shkelja e Kushtetutës. Çfarëdo të thonë ambasadorët faktet janë ato që janë”, deklaroi Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA