Emisioni “Fiks Fare” ngriti siparin 15 vite me parë, si emisioni i parë investigativ në Shqipëri. E në jo pak raste pjesë e kronikave të saj janë bërë politikanët shqiptarë, por çfarë thonë ata në këtë ditëlindjen të 15-të.

Meta: “Pickimet” e Fiksit, ftesë për reflektim
Ilir Meta – Fiks Fare është shndërruar në një emision jo vetëm të ndjekur, por edhe i është rritur bashkëpunimi i vetë qytetarëve, i grupeve të interesit për të denoncuar problemet e tjera. Tregon që ka një të ardhme të shkëlqyer. Sigurisht që pickimet e Fiksit kanë qenë edhe mbeten një ftesë për reflektim për të gjithë ne.

Rama: Fiksi nuk është kazan, por thotë të vërtetën
Edi Rama- Adoleshent është Filipi, Fiksi është i pjekur. Fiksi është gjithmonë më i pjekur, por dua që pavarsisht se Fiksi ka lindur për të mos besuar asnjëherë ato që thuhen dhe në këtë rast nuk e verifikoni dot, se kjo është diçka që thjesht ka të bëj me të që unë di, mendoj dhe ndjej në raport me pyetjen tuaj .Kurrë nuk kam qënë i lënduar nga Fiksi, për arsyen e thjeshtë se pavarsisht se Fiksi nuk ka përtuar të më thumbojë apo edhe më shumë se kaq, Fiksi nuk është kazan sepse pavarsisht se ka një format që mund t’i lejonte vetes edhe atë lehtësinë e përzierjes së kazanit. Eshtë një produkt ku gjithmonë kërkohet e vërteta dhe ku gjithmonë synohet verifikimi nga dy burime. Kjo është çka do të ishte e dëshirueshme nga të gjitha mediat, por për fat të keq kjo është ajo që e bën Fiksin gjënë e rrallë në këtë vend.

Veliaj: Fiksi, ndërgjegja jonë
Është shumë e rëndsishme që të na kujtohen njerzit që se marin veten seriozisht dhe mbi të gjitha përdorin ironinë, parodinë, sarkazmën, humorin edhe për ta vënë një çikë gishtin në plagë, ku jo gjithmonë ne politikanët i bëjmë gjërat mirë. Ju faleminderit Fiksit që është ndërgjegjia jonë ,shumë e këndshme, me humor edhe me dëshirën për të bërë një Shqipëri më të mirë, kështu që 15 vjeç , 150 vjeç qofshin ditë të lumtura për Fiksin! Sa të keni energjinë e adoleshentëve, edhe më mirë që jeni adoleshent se me atë lloj energjie, ku askush nuk pyet për rrethanat dhe për pasojat, vetëm ateherë mund t’i themi të vërtetat siç janë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA