Pak para seancës për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm, Partia Demokratike mblodhi grupin parlamentar, për të koordinuar veprimet brenda dhe jashtë Kuvendit.
Një ditë më parë Lulzim Basha mblodhi tryezën e aleatëve në përkrahje të protestës së sotme. “Mbledhja e tryezës se aleatëve të PD në përkrahje të protestës kundër puçit kushtetues. Interesi i Ramës është të mbyllë dosjen e Saimir Tahirit dhe të dosjeve të tjera të krimit. Rama ka një qellim, të emërojë një prokuror politik për të mbrojtur pushtetin e tij të inkriminuar. Nëse nesër Edi Rama çon në fund puçin kushtetues, e bën me kosto të madhe, asgjëson reformën në drejtësi dhe bashkëjetesën demokratike”, deklaroi Basha mbrëmjen e të dielës.
Top Channel