Ndarja e ndihmave, banorët e Ferrasit: Selektive

18/12/2017 14:50

Banorët e fshatit Ferras në Fier ankohen për ndihmat që duhet të merrnin pas përmbytjeve. Ata akuzojnë për shpërndarje selektive nga drejtuesit e administratës.

Administratori i njësise Levan, pjesë e së cilës është edhe fshati Ferras, së bashku me fshatrat Qarr, Martinë, Bocovë dhe Pishporo, thotë se për ndarjen e ndihmave ushqimore për bagëtinë është zbatuar lista që ka sjellë komisioni i verifikimit të dëmeve të shkaktuara nga përmbytja.

Banorët e këtyre zonave janë ndër më të prekurit nga përmbytjet e dy javëve më parë. Pas daljes së Lumit Vjosë një nga problemet që ata kishin ngritur ishte pikërisht mungesa e ushqimit për bagëtitë.

Top Channel