Kryemadhi: Rama kërkoi prokurorin për të garantuar veten
18/12/2017 15:15
Pas kreut të PD-së, Lulzim Basha e morri fjalën edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
“Sot Edi Rama kërkoi një prokuror jo për të fshehur e për të mbyllur dosjen e Saimir Tahirit, sot Edi Rama kërkoi një prokuror për të garantuar veten e tij, familjarët e tij që janë përfshirë jo vetëm në trafikun e drogës, po janë përfshirë në krime të tmerrshme kundër njerëzimit”, tha znj. Kryemadhi.
Top Channel