Familja mbretërore britanike ka postuar në profilet në Twitter edhe kartolinat për festat e fundvitit.
Princi William, bashkëshortja e tij Kate, princi George dhe princesha Charlotte kanë pozuar para fotografit të Getty, Chris Jack. Madje në postim sqarohet se fotot janë bërë më herët gjatë vitit, dhe kjo duket edhe nga pamja e Kate.
Aktualisht Dukesha është shtatzënë, por dhe ka ndryshuar modelin e flokëve.
“Duka dhe Dukesha e Kembrixh janë të lumtur të ndajnë me ju foton e re të familjes së tyre. Fotoja është për kartolinën e Krishtlindjes për këtë vit”, thuhet në njoftimin në Twitter të Pallatit Kensington.
Edhe princi i Uellsit dhe dukesha e Kornuellit, Charles dhe Camilla kanë postuar kartolinën e tyre për Krishtlindje, një foto e çiftit mbi një pemë feste. Clarence House sqaron se fotoja është bërë në korrik në një festë private për 70-vjetorin e Dukeshës.
Top Channel