Çështja e emigrantëve, përçarje serioze në BE

18/12/2017 12:11

Çështja e emigrantëve i ka thelluar hendeqet mes Lindjes dhe Perëndimit në BE, mendon analisti i “Deutsche Welle”-s, Bernd Riegert.

Kuotat e detyrueshme për marrjen e një numri të azilkërkuesve, për të cilat ka pasur grindje në samitin e BE-së, janë harruar. Marrëveshja u arrit në vitin 2015, si një masë për shpërndarjen e ngarkesës me refugjatët. Por, afati prej dy vjetësh ka kaluar dhe kuotat nuk janë respektuar. Gjykata Evropiane i ka hedhur poshtë ankesat e Hungarisë dhe Sllovakisë, kundër kuotave. Edhe ato kanë qenë të detyruara të marrin azilkërkues nga Greqia dhe Italia.

Kërkesa e vetme e Komisionit të BE-së tani është që disa mijëra refugjatë që janë identifikuar për shpërndarje, të risistemohen. Nuk flitet më për 120 000 mijë vetë, por më së shumti për 9 000 persona. Por, vendet e Vishegradit: Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Çekia refuzojnë të pranojnë azilkërkues. Edhe Franca, Austria dhe Spanja, si dhe disa vende të tjera, kanë pranuar shumë më pak nga ç’ishte parashikuar.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk ka plotësisht të drejtë kur thotë se sistemi nuk ka funksionuar dhe se vendet e BE-së janë të përçara.

Këtë ka pranuar edhe i ngarkuari i BE-së për Migracionin, Dimitris Avramopoulos, në shtator të këtij viti. Viti i ardhshëm shihet si vendimtar për zgjidhjen e problemit. Atëherë, BE do të nisë negociatat për buxhetin e ri dhe ai që nuk përmbush detyrimet do të ndëshkohet tek ndarja e parave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA