Bien temperaturat, dëbora zbardh veriun

18/12/2017 13:20

Ulja e temperaturave deri në minus 7 gradë është shoqëruar me reshje dëbore dhe ngrica në rrugë në Bulqizë, ku më problematik është aksi Bulqizë-Peshkopi.

Probleme ka patur edhe në aksin rrugor Qafë e Buallit-Krastë dhe Qafë e Buallit-Zona D. Ndërkohë, trashësia e dëborës në qytet ka shkuar 5 centimetra, ndërsa në zonat e thella si Ostren, Martanesh, Trebisht, Zerqan, Shupenzë dhe Fushë-Bulqizë, trashësia e dëborës ka shkuar 15 deri në 20 centimetra. Policia u kërkon drejtuesve të automjeteve përdorimin e zinxhirëve në segmentet me ngrica.

Kukësi është përfshirë nga reshje të dendura bore të hënën në orët e para të mëngjesit. Në lartesitë mbi 500 metër, trashësia e dëborës shkon deri në 20 centimetra. Të gjitha rrugët janë të kalueshme, por policia këshillon marrjen e masave nga drejtuesit e automjeteve.

Reshje ka patur edhe në juglindje të vendit, por nuk raportohen probleme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA