Tirana pret festat, atmosfera e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

17/12/2017 19:35

Tiranën e kanë mbuluar festat. Me dy milionë drita zbukuruese kryeqyteti vezullon. Sheshi Skënderbej gëlon nga fëmijët, lodrat dhe pema gjigante e krishtlindjeve. Një tjetër hapësirë dedikuar kësaj atmosfere është Pazari i Ri, me shtëpiza produktesh shqiptare.

Dyqanet me produktet që janë më të preferuarat e Krishtlindjeve janë mbushur plot. Blerjet kanë filluar dhe dhurata variojnë që nga veshjet, aksesorët, udhëtimet, apo seancat në qendrat e bukurisë. Koha është që çdokush të mendojë për dhuratat e fundvitit. Dhe shumica e kanë bërë.

Dhuratat janë gjithmonë të mirëpritura, por është e vërtetë që jo gjithmonë godasim në shenjë. Që të jeni të suksesshëm për këtë fundvit, mos harroni dhuratat e personalizuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA