Qëllohet për vdekje ish-polici, nuk ju bind urdhrave të “kolegëve” – VIDEO
17/12/2017 16:54
Autoritetet në Kolorado të SHBA kanë publikuar pamjet e filmuara nga kamera e vendosur në trupin e njërit prej oficerëve në një kontroll rutinë që përfundoi me vdekjen e një personi.
Viktima ka qenë një ish-oficer policie, i cili i qëllua për vdekje në një operacion rutinë kontrolli në fillim të muajit tetor.
Në video dallohet viktima, Mark Bidon, i cili zgjatet të kapë armën që kishte në brez dhe dëgjohen të shtënat nga efektivët, të cilët e qëllojnë për vdekje.
Top Channel