Sëmundjet e veshkave, gati po kthehen ne epidemi dhe kjo ka alarmuar mjeket nefrologe pasi dhe vdekshmëria është rritur.
“1 në 7 të rritur vuan nga problemet e veshkave dhe kjo rritje frikshme ka rritur me 31% vdekshmërinë nga sëmundjet e veshkave”, tha Prof. Dr. Myftar Barbullushi.
Profesor Barbullushi i lidh sëmundjet e veshkave edhe me disa sëmundjeve të tjera.
“Është shtuar hipertensioni, diabeti dhe problemet kardiake. Një pacient me diabet dhe me veshka vdes 40 % më shpejt se sa një pacient që ka vetëm diabet”, sqaron Profesor Barbullushi.
Ndaj ai kërkon që çdo pacient me këto tre sëmundje duhet të vizitohet te nefrologu që të parandalojë sëmundjet e veshkave, të cilat ndërlikojnë edhe sëmundjet e tjera.
Top Channel