Juventusi po përgatitet për shumë ndryshime në skuadër. Disa prej futbollistëve të kësaj skuadre janë drejt largimit nga “Zonja e Vjetër” dhe njëri prej tyre është Alex Sandro, destinacioni i të cilit duket se është Premier League.

Chelsea dhe Manchester City janë skuadrat që po e kërkojnë me më shumë forcë mbrojtësin e majtë të Juventusit, por ai po vëzhgohet edhe nga Manchester United.

Nuk është hera e parë që Chelsea shfaq interes për Sandron. Gjatë verës, “Blutë” ofruan 65 milionë euro për kartonin e brazilianit, por në atë kohë Marotta nuk e mori në asnjë moment në konsideratë këtë propozim të kampionëve të Anglisë për shkak edhe të largimit të Dani Alves e Bonucci. Por, pavarësisht kësaj, Conte nuk e uli aspak interesimin e tij për brazilianin, por tani italiani duhet të përballet edhe me konkurrencën, pasi për Alex Sandron së fundmi kanë shfaqur interesin e tyre edhe Pep Guardiola e Jose Mourinho.

Duket se tashmë situata ka ndryshuar për Sandron, i cili këtë sezon ka bërë paraqitje jo shumë të mira dhe sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juventus tani shfaqet e interesuar për ofertat në drejtim të futbollistit, kjo edhe për një arsye tjetër: “Zonja e Vjetër” ka gjetur edhe alternativën e brazilianit që është Emerson Palmieri i Romës.

Nëse Juventus ofron menjëherë 20 milionë euro për Palmierin, atëherë kjo çështje zgjidhet përfundimisht, me Alex Sandron që shkon drejt kampionatit anglez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA