Një urë e lashtë është hapur për publikun në Zhejiang të Kinës, pas punimeve intensive për rikonstruktimin e saj.
Ura e vjetër “Wenxing”, 40 metra e gjatë dhe 5 m e gjerë, është një prej 3 strukturave të këtij lloji të shkatërruara nga supertajfuni “Meranti”, shtatorin e vitit 2016.
Puna për restaurimin e saj nisi marsin e këtij viti, por autoritetet nuk pajtuan asokohe punëtorë të zakonshëm. Ata mblodhën trashëgimtarët e ndërtuesve tradicionalë të urave, që kanë përdorur deri edhe dru bambuje, si dikur.
“Ka mbetur për rinovim edhe pjesa e çatisë që mbulon urën, e me të do të kompletohet edhe procedura e fundit. Banorë nga familje që kanë qenë këtu për 4 apo 5 breza do të ecin mbi këtë urë, në një ceremoni që pretendohet t’i sjellë fat atyre vet, por edhe urës mbi të cilën do të kalojnë. Ajo është rinovuar plotësisht, e pas kësaj mund të përdoret nga njerëzit”, tha Ji Haibo, drejtor i qendrës për trashëgiminë kulturore, konteja Taishun.
Të ndërtuara gjatë dinastisë King, të treja urat janë vendosur nën mbrojtjen e shtetit për domethënien e madhe historike, kulturore dhe arkitekturore që kanë.
Çatitë e urave janë pjesë e rëndësishme e traditës në provincën jugore Zhejiang, ndaj ripërtëritjes së tyre i kushtohet rëndësi e veçantë. Puna për dy strukturat e tjera pati përfunduar në muajin tetor.
Top Channel