
Plazhi i Tales, shtohen turistët! Jo vetëm vendës dhe shqiptarët nga Kosova, tani është në preferencat e të huajve
13/07 13:10
Një konflikt mes dy shtetasve është shënuar këtë të premte rreth orës 14:30 në bulevardin “Gjergj Fishta” të kryeqytetit.
Shërbimet e policisë, me t’u njoftuar nga salla operative nga një telefonatë, janë gjendur shumë shpejt në vendngjarje, ku kanë konstatuar plagosjen me mjet prerës të një 23-vjeçari.
I dëmtuari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia njofton se ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e tij, ndërsa kanë nisur edhe hetimet për të mësuar më shumë mbi konfliktin.
Top Channel