Dënimi që mori Skënderbeu në vitin 2016 nga UEFA ka lënë një hapësirë të mbyllur ende: titullin kampion të Superiores.

Federata Shqiptare e Futbollit nuk është shprehur ende zyrtarisht për këtë gjë, por për Starovën nuk ka asnjë dyshim.

Në konfencën e fundit për shtyp, trajneri i “të kuqve”, që ka qenë në drejtim të skuadrës edhe në vitin 2016, deklaron se historia nuk mund të fshihet.

“Titulli i vitit 2016 nuk ka ku të shkojë, ai është i yni. Një skuadër ka marrë një dënim, – tha Starova. – Shulku ka thënë që nuk e jep UEFA, por komisionet. Nëse duan ta lënë pa titull kampionatin, fshijnë historinë. Titulli nuk merret vetëm në fushë, por edhe jashtë. Vërtet Skënderbeu u shpall fitues në fushë, por ka një dënim dhe vendi dytë është i Partizanit. Na takon neve ai kampionat, sipas rregullores. Pse nuk e japin, kur ka kaq kohë që ka kaluar?”, deklaroi Starova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA