Kryetarja e LSI-së Monika kryemadhi thotë se kryeministri Edi Rama ka përfshirë në ligjin për ndihmën juridike edhe nenin që nuk është propozuar nga ekspertët.
Në një postim në Facebook, znj. Kryemadhi thotë se me këtë ligj Rama ka blerë shoqërinë civile “me qëllim blerjen si shpërblim ndaj shoqërisë civile, për kryerjen me “sukses” të misionit të bllokimit të reformës në drejtësi”.
“Miliona euro do t’i dhurohen shoqërisë civile që ajo, sipas planit të hartuar nga Edi Rama, të ofrojë ndihmë juridike për nenin famëkeq 15 të ligjit për “Ndihmën Juridike të Ofruar nga Shteti”. Ky nen që nuk u propozua nga ekspertët, por u përfshi dhe u miratua dhunshëm nga Edi Rama, me qëllim blerjen si shpërblim ndaj shoqërisë civile, për kryerjen me “sukses” të misionit të bllokimit të reformës në drejtësi. Neni i sponsorizuar nga Edi Rama synon qartas bllokimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe për rrjedhojë të SPAKUT dhe të Byrosë së Hetimit”, shkruan Kryemadhi.
Top Channel