“Kur jemi fëmijë kemi shumë dëshira ,për atë çka duam të bëhemi kur të rritemi. Unë personalisht kam dashur të bëhem shofer. Dëshira ime lindi pas tërmetit që ra atë vit në Shkodër. Në atë kohë,si fëmijë mendoja se si të shkoja aty dhe të çoja llaç e tulla,”- u shpreh aktori gjatë bisëdës së tij në Wake Up.
“Por dëshirat ndryshojnë dhe shpesh ato të fëmijërisë në 90% të rasteve nuk plotësohen për shumë arsye,”-u shpreh Gent Hazizi. Aktori me një karrierë të gjatë rrëfeu edhe projektet e tij. Stand up comedy “Çfarë do të bëhesh kur të rritesh” është shfaqja e rradhës e aktorit që vjen për publikun në datën 20 dhjetor në Teatrin Kombëtar.
Një stand up comedy nga Gent Hazizi vjen në Teatrin Kombëtar,nga data 20 dhjetor deri në mbrëmjen e 24 dhjetorit.Pas suksesit të parë me “Plako t’majt e jotja”, aktori Gent Hazizi i rikthehet sërisht skenës me një tjetër pjesë e cila titullohet”Çfarë do të bëhem kur të rritem”.
Gjatë bisedës tregoi se shfaqja do të jetë një “dialog me publikun” për katër fazat në cilat kalon njeriu; fëmijëria, adoleshenca, pjekuria dhe pleqëria….Përmes këtij rrugëtimi spekatori do të gjejë vetën por ndërkohë do të qeshë me batutat dhe historitë plot humor. Krahas shfaqjes që pritet të vijë shumë shpejt përpara publikut, aktori Gent Hazizi u ndal edhe tek rrugëtimi i tij në botën e artit.
Top Channel