Tirana vlerësohet me çmim si një nga 3 qytetet me inovatore për vitin 2017 në samititn botëror të qyteteve inteligjente që po zhvillohet në Ankara të Turqisë.

Gjate takimit me kryetarin e bashkisë së Ankarasë, Veliaj theksoi rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy bashkive.

“Ne kemi një ambicie për të mbjellë 2 milionë pemë në Tiranë, ndërkohë që Ankaraja sapo ka mbaruar projektin e vet të mbjelljes së mbi 3 milionë pemëve. Do të thotë që është e mundur dhe mësojmë nga më të mirët se si edhe projekti i gjelbërimit të Tiranës mund të kapitalizojë të gjitha burimet që kemi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet përreth”, tha Veliaj
Kryetari i bashkise së Ankarasë vlerësoi Erion Veliaj si një ndër kryetarët e rinj me dinamik.

“Ju jeni në adresen tuaj të dytë këtu në Ankara pasi këtu është një komunitet i madh shqiptarësh. Ne nuk kemi pikë dyshimi në forcimin e këtij bashkëpunimi pasi është nder i madh për ne të punojmë me një kryetar të ri dhe dinamik siç jeni ju”, tha Mustafa Tuna.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA