Kryeministrja britanike Theresa May ka mbledhur në Londër konservatorët e Ballkanit për të diskutuar me ta “Procesin e Berlinit”, nismë e Kancelares gjermane Angela Merkel për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor të një blloku, nga i cili Britania e Madhe zgjodhi të shkëputet.

Në konferencën e organizuar për këtë qëllim, ku merr pjesë edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të shpaloset një vizion i përbashkët për të ardhmen e rajonit.

Takimi përbën praktikisht një hap të parë mbi bazën e asaj që do të jetë një ngjarje tejet e rëndësishme për Ballkanin: samitin vjetor të “Procesit të Berlinit”, stafetën e drejtimit të të cilit këtë vit e merr Mbretëria e Bashkuar.

Viti 2016 ishte një vit ndryshimesh të paparashikueshme në arenën globale, e “Brexit”-i është padyshim një prej tyre. Për Theresa Mayn, ai po shfaqet edhe si një proces tejet kompleks, e jo aq i lehtë për t’u kontrolluar.

Sipas planit të “shkëputjes së ashpër”, Anglia duhet ta lërë tregun e përbashkët, të bllokojë supremacinë e rregullave të BE-së mbi ligjet vendase, e të implementojë në mënyrë të pavarur marrëveshje të tregtisë së lirë me vende të tjera.

Shumica e qeverive të bllokut, sot mendojnë se vendimi i Britanisë për largim, praktikisht nuk i sjell asaj asnjë përfitim. Por si “as nën mëngë”, Londra me siguri do të përpiqet të zgjerojë marrëdhëniet e saj ndërkombëtare përtej BE-së, në mënyrë që të nxisë rolin e vet në arenën globale dhe të zhvillojë interesat e saj ekonomike dhe politike.

Zyrtarët britanikë e thonë shpesh se, vendi i tyre po largohet nga blloku, por jo nga Europa. Në këtë kuadër, edhe në përpjekje për të promovuar rolin e një vendi të pavarur europian, Britania e Madhe do të presë “Procesin e Berlinit” në vitin 2018, duke u fokusuar me shumë gjasa më tepër te lidhjet ekonomike dhe çështjet e sigurisë, sesa te perspektivave e pranimit të Ballkanit Perëndimor.

E në fakt, “Brexit”-i e ka minuar ndjeshëm legjitimitetin e “Westminster”-it, dikur avokat i zgjerimit, në promovimin e integrimit të mëtejshëm europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA