Paul Pogba u bë një nga transferimet më të shtrenjta, kur la Juventusin për t’iu bashkuar Manchester Unitedit në verën e vitit 2016.
Mesfushori francez, pasi shkëlqeu te bardhezinjtë, kishte një sërë ofertash nga klubet më në zë europiane, por zgjodhi të rikthehet në Manchester, aty ku ishte rritur në ekipin e të rinjve.
Vetë Pogba tregon se ka pasur oferta konkrete edhe nga Reali I Madridit, ndërsa e mendoi seriozisht edhe mundësinë e transferimit në kryeqytetin spanjoll.
“Të jem i sinqertë, ofertat më të rëndësishme ishin kjo e Manchesterit dhe ajo e Realit të Madridit. E mendova gjatë transferimin në Madrid, pasi Reali është një klub i madh dhe për më tepër drejtohej nga Zidane, një trajner francez. Gjithsesi, në fund vendosa të dëgjoj zemrën time, që më ‘këshillonte’ të kthehem në Manchester”, tregoi Pogba.
Top Channel