Gerard Deulofeu është emri i ri i merkatos për Interin. Sipas Tuttosport, spanjolli është i pakënaqur nga aktivizimi në Barcelonë dhe po kërkon një skuadër që t’i krijojë mundësinë të aktivizohet më shumë, dhe ai të fitojë një vend te Spanja për finalet e Botërorit.

Dhe duket se Deulofeu është një futbollist që ndiqet me shumë interes në Milano, edhe për faktin se Interi është shumë i interesuar për futbollistë me huazim, për të balancuar “fair play” financiar. Spanjolli që një vit më parë ishte në spondin tjetër të Milanos shihet si alternativë e Perisic dhe Candreva, por me shumë interes shihet edhe nga Napoli, që ka nevojë përforcime për pjesën e dytë të sezonit.

Duke qëndruar te merkato, Sabatini ka dalë sërish në skenë, me afrimin e merkatos. Ndër emrat e lakuar është talenti i Atalantës Bastoni, që është pjesë e Interit por me huazim në Bergamo. Në Kinë ndërkohë përflitet shumë emri i Ramires, edhe pse për momentin tratativa është bllokuar për shkak të pagës së lartë.

Ndërkohë gjithnjë edhe më shumë janë shtuar zërat për largimin e portugezit Joao Mario, me Manchester United dhe PSG në pole pozition. Në fund, Gazzetta dello Sport ka zbuluar se Inter po shikon me shumë interes edhe 23 vjeçarin Ciciretti, te Benevento.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA