“Ti je një luledielli”, vlerësohet Albana Osmani

13/12/2017 17:23

Moderatorja Albana Osmani është vlerësuar me çmimin për Kontributin si Individ nga “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim”.

Osmani u vlerësua për fushatën solidarizuese dhe ndërgjegjësuese “Ti je një Luledielli” në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut.

Çmimi iu dorëzua personalisht moderatores nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, një OJF shqiptare e pavarur dhe e themeluar që në vitin 2001, që mbështet shoqërinë civile dhe lehtësimin e bashkëpunimit ndërsektorial me qëllim forcimin e institucioneve demokratike dhe rritjen e mirëqënies.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel