Rrëfimi i Batistutës dhe një këshillë për Argjentinën

13/12/2017 17:30

Gabriel Omar Batistuta është një prej futbollistëve që kujtohen me më shumë dashuri në kombëtaren argjentinase dhe në Serie A.

Golat e “Mbretit Luan”, siç ishte pagëzuar nga mbështetësit e Fiorentinës, shërbejnë ende edhe sot si një manual për ata që kërkojnë të lënë shenjë.

Ish-sulmuesi i njohur u rrëfye në një intervistë të gjatë për gazetën spanjolle “Marca”, duke folur për shumë aspekte, nga shëndeti i tij e deri te zgjedhjet e Argjentinës.

“Kam probleme serioze me kaviljet dhe lëviz me vështirësi. Për shumë kohë m’u desh të përdorja qetësues të fortë dhe ishte sikur të më kishin burgosur. Një ditë madje i kërkova mjekut të më priste këmbët. pasi nuk ia dilja dot nga dhimbja. Tani situata ka ndryshuar”, tha Batistuta.

Ish-sulmuesi ikonë i Romës dhe Fiorentinës cilësoi 3 ish-milanistë, Baresin, Nestën dhe Maldinin, si mbrojtësit më të mirë me të cilët është ndeshur. Ndërkohë, për rolin e tij ka disa që i përshtaten.

“Shumë futbollistë të sotëm më ngjajnë në karakteristika. Cavani, Suarez, Higuain apo Icardi. Ronaldo është i shkëlqyer dhe për më tepër ka pas krahëve një superekip”, tha Gabriel Batistuta.

Ai këshilloi gjithashtu dhe trajnerin e Argjentinës.

“Mesi po bën çdo gjë që të fitojë një titull me kombëtaren dhe duhet ta vendosin në kushte ideale. Por një lojtar si Higuain nuk mund të mungojë tek Argjentina”, tha Batistuta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA