Kur jemi më produktivë në punë?

13/12/2017 12:08

Këtë mëngjes në “Wake Up” u diskutua studimi më i fundit , i publikuar vetëm pak ditë më parë në “Forbes”, i cili tregonte se cila është ora, dita e javës, muaji dhe stina kur ne jemi më produktivë në punët tona përkatëse.

Nga studimi rezultoi se koha më e përshtatshme është ora 11:00 e paradites, dita e hënë, muaji tetor dhe stina e vjeshtës. Po në Shqipëri çfarë ndodh?

’Shqipëria është një nga dhjetë vendet që vuan problemin e punës së çrregullt. Shumë njerëz punojnë part-time ose me orare të zgjatura. Kjo është shumë e dëmshme për korporatat,”- u shpreh Enio Civici, ekspert ekonomie i ftuar këtë mëngjes në “Wake Up”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA