Komisioni i Ligjeve rrëzoi këtë të martë me votat e mazhorancës, dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthimin për rishqyrtim të ligjit për “Tarifat Gjyqësore në Republikën e Shqipërisë”.

Një ligj ky i cili sipas kreut të shtetit kishte një sërë mangësish. Por nuk ishin te këtij mendimi deputetet socialist të cilët e rreëuan kërkesën e Presidentit Meta.

Në të njëjtën ditë, nga institucioni i Presidencës u bënë publike dhe arsyet se pse ky ligj u kthye nga kreu i shtetit

“Niveli i tarifave, i parashikuar në këtë ligj, është bërë në mungesë të një studimi të thelluar dhe, në krahasim me tarifat e sotme, ka një rritje drastike dhe të menjëhershme të tarifave, gjë e cila paraqet rrezik të lartë për vështirësimin e aksesit në drejtësi për shtresat në nevojë. Mekanizmat e parashikuara në këtë ligj për mbrojtjen e shtresave të pamundura të shoqërisë për të përballuar tarifat e reja gjyqësore, nuk janë të përshtatshme. Mungojnë dispozitat e qarta që garantojnë mbrojtjen e nevojshme. Dispozitat e miratuara në këtë drejtim nuk garantojnë sigurinë ligjore. Parashikimet e këtij ligji nuk ndihmojnë në mënyrën e duhur për zgjidhjen e problematikës së financimit të pamjaftueshëm të sistemit gjyqësor, megjithëse ky ligj parashikon rritjen e tarifave në shërbim”, thuhet në argumente.

Por ashtu siç Presidenti Meta parashikonte në argumentimin e tij, Komisioni i ligjeve miratoi projektligjin “Për ndihmën juridike”. Ligji për taksat gjyqësore, ishte dhe ligji i parë i kthyer nga Presidenti Ilir Meta, që kur mori detyrën në korrik të këtij viti.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta