Gjatë vizitës në Tiranë, ministri italian i Drejtësisë, Andrea Orlando nënshkroi me homologen e tij shqiptare ministren Etilda Gjonaj një memorandum në fushën e drejtësisë, që parashikon rritje të bashkëpunimit sa i takon aspektit legjislativ dhe atij penal mes dy vendeve.

Ministri i italian në fjalën e tij tha se mbështet reformat e marra në drejtësi nga qeveria shqiptare. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministren e Drejtësisë shqiptare Etilda Gjonaj, ai vlerësoi hapat që ka bërë Shqipëria në Drejtësi.

“Jemi të lumtur për hapat që ka bërë Shqipëria. Do të vlerësojmë sfidën që ka bërë Shqipëria pasi na përket edhe neve siç është ajo në drejtësi, si lufta kundër krimit dhe terrorizmit. Po sot po nisemi një faqe tjetër bashkëpunimi. E gjithë kjo zhvillohet në një kuadër ku Italia mbështet fuqimisht integrimin e Shqipërisë në BE. Ky besojë se do të shërbejë edhe si sinjal për institucionet e BE-së. Do të shkruajmë një letër të përbashkët që iu drejtohet Komisionit. Ne jemi shumë të interesuar për implementimin e marrëveshjes”, tha Orlando.

Nga ana e saj, ministrja Gjonaj theksoi vullnetin e palëkundur të qeverisë shqiptare për të çuar përpara Reformën në Drejtësi.

Top Channel