Sabri Laçi zyrtarizohet si dekan i fakultetit të Historisë dhe Filologjisë

12/12/2017 13:33

Zyrtarisht dekan i fakultetit të Historisë dhe Filologjisë është profesor Sabri Laçi, ish-dekani i komanduar i këtij institucioni.

Pas komisionit zgjedhor në fakultet, rezultati që e shpall Laçin fitues u konfirmua edhe nga komisioni institucional zgjedhor në rektoratin e Tiranës.

Zgjedhjet për postin e dekanit te Filologjiku u zhvilluan ditën e enjte, mes Sabri Laçit dhe Ajula Jubanit, e cila do të vazhdojë të mbajë postin e zëvendësdekanes në këtë fakultet.

Top Channel