Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë masa administrative për të gjitha subjektet politike, për të cilat u konstatua se kishin shkelje në mosraportimin e shpenzimeve gjatë fushatës zgjedhore.

Kështu, KQZ-ja ka vendosur gjoba në masën dy milionë lekë për Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), si dhe subjektin Sfida.

Ndërkohë, me nga një milion lekë janë sanksionuar subjektet zgjedhore Partia Demokratike, Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Social-Demokrate dhe Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi në këtë mënyrë se nuk do të ketë shtyrje të vendimmarrjes.

Top Channel