Kirk Douglas e kaloi një shekull

12/12/2017 09:24

Mosha e të dyve bën dy shekuj por Kirk Douglas dhe Anne shfaqen më së miri teksa aktori ka festuar ditëlindjen e tij të 101-të.

Legjenda e Hollivudit duket i shëndetshëm dhe i lumtur në ditën e tij të veçantë përkrah të shoqes, 98-vjeçare. Ata kanë së bashku plot 63 vite.

Aktori i Spartacus dhe Anne janë shfaqur të buzëqeshur, teksa të dy ishin në karrige me rrota, dhe në sfond në derën e shtëpisë në Los Angeles ishte numri 101 i formuar me lule.

Duke folur për një martesë të lumtur në një intervistë për Closer Weekly për 100-vjetorin e ditëlindjes, Kirk ka thënë: “Jam mjaft me fat që kam gjetur shpirtin tim binjak 63 vjet më parë, dhe mendoj se martesa jonë e mrekullueshme dhe bisedat e “orëve të arta” të netëve tona kanë ndihmuar ti mbijetojmë të gjithave”.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel