Policia italiane goditi një tjetër bandë shqiptare të trafikimit të drograve të forta si heroina dhe kokaina.

Operacioni i zhvilluar në Pisa dhe Venecia ka çuar në pranga 9 shqiptarë nga Elbasani ndërkohë që për dy të tjerë dhe një shtetas italian është vendosur masa e arrestit shtëpiak.

Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, ka rezultuar se baza e trafikimit ishte pikërisht qyteti shqiptar dhe më pas trafikimi i drogës bëhej me anë të automjeteve të ndryshme të cilat modifikoheshin në një servis për të fshehur lëndën narkotike. Në hetime përvec Shqipërisë dhe Italisë, është përfshirë dhe ka dhënë ndihmesën e saj edhe Maqedonia pasi në linjën e trafikut përfshihej edhe ky shtet.

Nga ngarkesat e këtij grupi policia italiane ka arritur të sekuestrojë mbi 80 kg heroinë ndërkohë që janë kryer kontrolle në dhjetra banesa. Sipas policisë italiane, lënda narkotike magazinohej në një banesë që ruhej nga persona të armatosur.

Po ashtu gjatë kontrollit të një servisi janë gjetur pajisje për modifikimin e mjeteve që trasportonin drogën ndërkohë që emri i shqiptarëve nga Elbasani nuk bëhet i ditur.

Top Channel