Një mjet tip Wolkswagen Golf është përfshirë nga flakët në orët e vona të së hënës, në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kavajës, pranë kryqëzimit me rrugën e Yzberishtit, përpara një spitali privat.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë rrugore dhe makina zjarrfikëse, që kanë neutralizuar flakët.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të djegies së mjetit, ndërsa dyshimet paraprake janë për një defekt teknik.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel