“Tirana 48 orëshi” e mbylli edicionin e tij të tetë me një fitues të madh. Filmin “Red Lines”, me regji të Tan Kazazit dhe “Black Box Team”. Qëllimi kryesor është që ky film të shfaqet në Festivalin e Kanës. Por në rastin më të keq, fituesi shkon në Paris marsin që vjen.
Çmimi i dytë shkoi për filmin “Dita e Fundit” me regji të Gentian Kurtit dhe “Bardh Zi Bardh”. Ndërsa vendin e tretë e fitoi filmi “Kurth” me regji të Andi Begollit dhe Gen Y. Nga 24 produksione për publikun janë shfaqur 18. Dhe modestia dhe e rëndësishmja e këtij festivali është që gjithçka realizohet në 48 orë.
Përveç stimulimit të krijimtarisë rëndësi ka edhe promovimi i qytetit të Tiranës, por ajo që binte më shumë në sy ishin tema problematike, të rinj që vuajnë problemet e përditshme, më shumë dhunë e më pak poezi në filma.
Gjatë mbrëmjes së madhe të ndarjes së Çmimeve, përveç tre çmimeve kryesore që u shoqëruan edhe me një cek përkatës, pati plot edhe 14 certifikata të tjera të shpërndara. Si Best Film për Blac Box Team, Best Acting Man-Amos Muj Zaharia, Best Actinf Female Olimpia Smajlaj, Best Cinematografy Bardh Zi Bardh, Best Directing-Tan Kazazi, Best Music Score-Andi Bajraktari etj.
Top Channel