E akuzojnë për ngacmime seksuale, tri gra kërkojnë hetim për Trumpin

11/12/2017 19:50

Tri gra që akuzojnë presidentin Donald Trump për ngacmime seksuale kërkuan një hetim nga Kongresi për këtë çështje. Gjatë një konference për shtyp në Nju Jork, ato akuzuan Trumpin për prekje pa leje, puthje me zor, poshtërim ose ngacmim.

Para konferencës për shtyp, Jessica Leeds, Samantha Holvey dhe Rachel Crooks i shpjeguan akuzat e tyre në një emision televiziv.

Konferenca për shtyp e ditës së hënë u organizua nga kompania “Brave New Films”, e cila muajin e shkuar shfaqi një dokumentar të titulluar “16 gra dhe Donald Trump”, për akuzat e bëra nga disa femra.

Leeds, Holvey dhe Crooks i bënë të njohura akuzat e tyre që para zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Por pretendimet e tyre morën hov sërish, pas skandalit të Harvey Weinstein, që tashmë ka përfshirë shumë figura të tjera të “Hollywood”-it.

Tri gratë, në një program të NBC folën për përvojat e këqija që kishin pasur me Trumpin dhe thanë se Kongresi ka hetuar disa anëtarë të tij, prandaj duhet të hetojë edhe Trumpin.

Por Shtëpia e Bardhë i hodhi poshtë akuzat, për të cilat tha se janë përgënjeshtruar që gjatë fushatës, e mbi të gjitha nga votëbesimi që qytetarët amerikanë i dhanë Trumpit. Sipas Shtëpisë së Bardhë, koha dhe absurditeti i akuzave të rreme, bashkë me turneun e reklamimit që po i bëhet, thjesht konfirmon se kanë pas motive politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA