Çudira shqiptare, mobiliet “pushtojnë” rrugët
11/12/2017 11:04
Rrugët plot me mobilie. Kjo është situata në lagje të ndryshme të Tiranës. Çdo ditë punonjësit e Bashkisë së Tiranës detyrohen që të largojnë mobilie të cilat nxirren jashtë përdorimit nga qytetarët.
Pavarësisht apelit të vazhdueshëm të Bashkisë, kolltukë, karrige dhe në jo pak raste edhe tavolina, pasi nxirren nga banesat, lihen pranë hyrjes së pallatit ose në shesh pushimet aty pranë duke zënë hapësirat për fëmijët apo për të moshuarit.
Paralelisht, punonjësit detyrohen që të largojnë nga rrugët edhe mjaft kuti kartoni e arka, ku fatkeqësisht, qytetarët ende nuk janë ndërgjegjësuar për moslënien e tyre vend e pavend apo për zaptimin e vendeve të parkimit duke privuar qytetarët e tjerë.
Top Channel