Arrestohet autori i shpërthimit në Nju Jork

11/12/2017 22:19

Një person u arrestua pas një sulmi terrorist në terminalin më të madh të autobusëve në Nju Jork.

“Terroristët nuk do të fitojnë”, deklaroi kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill De Blasio pas shpërthimit në Manhatan. Autoritetet thanë se i arrestuari, i identifikuar si 27-vjeçari Akayed Ullah, emigrant nga Bangladeshi që jeton në Bruklin, mbeti i plagosur kur i shpërtheu eksplozivi artizanal që kishte lidhur në trup.

Autoritetet nuk dhanë detaje të hollësishme, por thanë se nuk duket që agresori të jetë i lidhur me ndonjë grup terrorist dhe ka shumë mundësi që të ketë vepruar i vetëm.

Tre kalimatarë të rastit mbetën të plagosur, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA