Në mungesë të ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, në komisonin e sigurisë raportuan zëvendesministri i mbrojtjes Petro Koçi dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm Bardhyl Kollçaku. Sipas zv/ministrit situata e përmbytjeve u përballua me sukses.
“U angazhuan 2917 forca, 544 mjete, pajisje dhe agregate. Angazhimi operacional i FA gjate kësaj periudhe ka qenë fokusuar në evakuimin e popullsisë nga zonat e përmbytura, transferimi i personave të sëmurë, përforcimi emergjent i argjinaturave të digave dhe lumenjve,vendosje pritash, hapje dhe pastrim kanalesh, furnizim me ujë të pijshëm të spitaleve, largim ujërash etj”, tha Koçi.
Por për anëtarët e opozitës në komision, mënyra se si u përballua emergjenca është thjesht një fasadë, për sa kohë nuk ka shifra se sa janë dëmet dhe se si do të dëmshpërblehen të prekurit, kur nuk u shpall gjendja e emergjencës.
Debati gjeneroi deri në veprime arbitrare të për të marrë fjalën, ndërsa deputetët e mazhorancës se bashku me kryetaren e komisonit, si asnjëherë tjetër kanë braktisur komisionin, duke ia lënë sallën anëtareve të opozitës
“Qëndrimi i opozitës në këtë situatë ka qenë për të treguar solidaritet njerëzor, ndryshe nga ju që se keni bërë kurrë. Hile shqiptarëve mos u bëni. Dëmshpërblim do të thotë gjendje emergjence, kur nuk shpallet gjendje emergjence, ju u keni futur gishtin qytetarëve dhe nuk i dëmshpërbleni”, tha Flamur Noka, deputet i PD.
Top Channel